0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vuçiq provokon sërish, takon të riun që thotë se e pIagosën shqiptarët me 8 pIumba (FOTO)

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka provokuar sërish. Ai në një postim në Instagram ka treguar se është takuar me Bogdan Bukumiriq, të riun për të cilin siç thotë ai “u plagos nga shqiptarët në Gorazhdevc më 13 gusht të vitit 2003”.

- Advertisement -

Sipas Vuçiqit, asokohe Bukumiriq ishte 15 vjeçar dhe “ishte plagosur me tetë plumba, shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare nuk i gjetën kurrë ata që kryen atë mizori të rëndë”.

“Bogdan Bukumiriq është një njeri që u plagos rëndë nga shqiptarët 18 vjet më parë, jo shumë larg nga Gorazhdevci, ndërsa eliminuan dy nga miqtë e tij Pantelin dhe Ivan, ata u eliminuan dhe u plagosën vetëm sepse i përkisnin familjes serbe,” shkroi ai në Instagram.

Këtij postimi, shefi i shtetit serb ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi me Bukumiriq nga ndërtesa e Presidencës së Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit