-1.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Eliza Hoxha humb babanë

Rekomandime

Këngëtarja, arkitektja dhe deputetja e njohur, Eliza Hoxha, është zgjuar sot (e enjte) me një lajm të kobshëm.

- Advertisement -

Kjo pasi babai i saj, Shefqet Hoxha, është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka dhënë vëllai i Elizës, Fatos Hoxha, përmes një fotografie të babait të tyre tashmë të ndjerë, të publikuar në Facebook.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me datë 19.08.2021 ndërroi jetë Babai, Gjyshi dhe i dashuri ynë Shefqet Hoxha. Njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë dashamirët se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e Prishtinës në Arbëri (Dragodan) me ikindi në ora 16:30”, ka shkruar Fatos Hoxha në Facebook.

Eliza ka treguar në disa intervista se frymëzimin për t’u marrë me muzikë e kishte marrë nga babai i saj.

Ai madje ka qenë kompozitor dhe tekstshkrues i shumë këngëve të saj si fëmijë, kur Hoxha sapo kishte nisur rrugëtimin e saj muzikor

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit