-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vuçiq: Prishtina me kërkesat për njohje nga Gjeorgjia, Ukraina e Azerbajxhani ia liroi duart për veprim Beogradit

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Vuçiq ka thënë se “Prishtina ka kërkuar njohje të pavarësisë nga disa shtete me çka ka shkel marrëveshjen e Uashingtonit dhe ia ka zgjidh duart Beogradit, duke dëshmuar drejtimin që po shkon”, shkruan “RTS”.

“Kam vërejtur kërkesat e ministrit të mbrojtjes së Prishtinës drejtuar Ukrainës, Gjeorgjia dhe Azerbajxhanit dhe vendeve tjera, mirë[ që na njoftuan rreth kësaj çështje”, tha ai.

- Advertisement -

Kjo sipas Vuçiq është shkelje e marrëveshjes së Uashingtonit, por falënderojmë Prishtinë që ia zgjidhi duart Beogradit, duke shtuar se edhe ashtu ajo marrëveshje vlen deri në shtator.

“Me këtë na treguan drejtimin ka po lëvizin dhe ne do bëjmë punën tonë” kërcënoi Vuçiq, duke shtuar se i kuptoj shqiptarët sepse punët nuk ju ecin si po mendojnë.

Në pyetjen rreth bashkimit të subjekteve shqiptare në zgjedhjet lokale, Vuçiq tha se bashkimi është çështje e tyre.

- Advertisement -

“Le të bashkohen, ajo është çështje e tyre, ne dalim të bashkuar, sepse ata që nuk janë të bashkuar nuk janë serbë nga Lista Serbe dhe vështirë mund të marrin besimin e popullit” tha ai, duke shtuar se vetëm kjo ruan popullin dhe identitetin e ekzistencën tonë në Kosovë.

Vuçiq tha se Beogradi në çdo mënyrë ndihmon serbët dhe këtë do ta intensifikojë edhe në ardhmen.

- Advertisement -

Ai theksoi se “na duhet të mësohemi në presione, sepse nga disa do të punohet në ndërtimin e disa në dobësimin e Serbisë, ne duhet ta fuqizojmë Serbinë”.

“Mendoj se është plotësisht e qartë e presionet do vijnë nga vende edhe pjesë të botës që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, shumë do të donin që nën mbulesën e funksionalizimit të Bosnjës e Hercegovinës të heqin Srpska. Kjo do tentohet përmes mbështetjes së aktorëve politik që duan Serbinë e dobët”, tha Vuçiq.

Vuçiq shtoi se kjo po shkon në harmoni me disa rrjete sociale duke shtyrë ata që duan Serbinë e dobët dhe kundër Serbisë së fuqishme, duke ulur numrat e atyre që janë për Serbinë e fuqishme.

“Duhet mësohemi në këtë mos të ankohemi, ata bëjnë punën e vetë në dobësimin e Serbisë, ne do punojmë në forcimin e saj” tha ai.

Vuçiq përsëriti se Serbia nuk kalon kohë të mirë sepse po rriten presionet lidhur me Kosovën edhe Srpska, ne po shikojmë nga vijnë edhe të mund të përgjigjemi në to.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit