1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Mes kundërshtive e thirrjeve për bojkot, Bregoviç sot ngjitet në skenë për t’i kënduar publikut shqiptar

Rekomandime

Këngëtari serb Goran Bregoviç është i ftuari special i këtij viti në Festën e Birrës në Korçë, transmeton “Indeksonline”.

- Advertisement -

Ai është planifikuar që sot të ngjitët në skenë për t’i kënduar publikut.

Bashkia e Korçës ka konfirmuar se “KOSOVSKA” është kënga shqipe që ka zgjedhur Goran Bregoviç për të çelur koncertin e sotëm në Korçë.

Ftesa për Bregoviçin ka nxitur reagime të shumta andej e këndej kufirit.

- Advertisement -

Shumë artistë shqiptarë janë tërhequr nga ky festival pas vendosmërisë së Bashkisë së Korçës për të mos anuluar pjesëmarrjen e këngëtarit serb.

Ata kanë ftuar qytetarët që të bojkotojnë këtë koncert.

- Advertisement -

Në shenjë kundërshtimi ndaj ftesës së Bregoviçit janë paralajmëruar edhe protesta.

Madje, disa artistë kanë kërcënuar se do t’i nxistin përkrahësit e tyre për revoltë ditën kur këngëtari serb do të performoj në festival.

Tifozët Kuq e Zi po kundërshtojnë më çdo kusht përformancën e tij.

Madje ka pasur ftesa në drejtim të kryeministrit Rama që të ndërhyj dhe të anuloj koncertin, i cili ka bërë buje të madhe në dy javët e fundit.

Në anën tjetër, është thënë se Bregoviçi ishte kthyer në frymëzuesin e miteve serbe, frymëzuesin e masakrave në Kosovë, sidomos me këngët “Kallashnikov”. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit