2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Zëvendësministri i Arsimit: Legjitimitetin universitet serb në Veri ia dhanë LDK e PDK në vitin 2015

Rekomandime

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci i ka reaguar LDK-së së, Lumir Abdixhikut, pasi kjo e fundit e kritikoi për nisjen e Universitetit në Mitrovicën e Veriut.

- Advertisement -

Popovci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se legjitimitetin universitetit serb në Veri ia dhanë LDK dhe PDK në vitin 2015.

“Legjitimimi ka ndodhur më 30 dhjetor 2015, kur Qeveria e koalicionit LDK-PDK ka aprovuar Rregulloren 21/2015 përmes së cilës shtetasve të RKS që kanë mbaruar studimet në Universitetin e Mitrovicës së Veriut ju njihen diplomat për qëllime punësimi”, ka shkruar Popovci, shkruan Reporteri.net.

Në reagimi e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me vënien e gurthemelit të Universitetit të Mitrovicës së Veriut, përveç tjerash, thuhet:

- Advertisement -

“…edhe më skandaloze është deklarata e zyrtarëve të Qeverisë, përkatësisht e zëvendësministrit të arsimit, Pupovci, i cili mban qëndrim se “Universiteti i Mitrovicës së Veriut edhe me ligjet e Kosovës është ne administrimin e drejtpërdrejt të komunës së Mitrovicës së Veriut” dhe se rrjedhimisht ai universitet nuk është një strukturë paralele”. Zëvendësministri duket se harron se asnjë qeveri deri më tani nuk ka legjitimuar një universitet i cili, jo vetëm që kundërligjshëm mban emrin e universitetit publik të Prishtinës, por edhe vepron e funksionon tërësisht në bazë të ligjeve e planprogrameve të Republikës së Serbisë. …”

Ky paragraf përmban një të vërtetë dhe një të pavërtetë.

- Advertisement -

🔸 E vërteta është se “Universiteti i Mitrovicës së Veriut edhe me ligjet e Kosovës është ne administrimin e drejtpërdrejt të komunës së Mitrovicës së Veriut”. Këtë e pranon edhe vet LDK, duke ju referuar në reagim Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ndërsa unë po ja shtoj edhe Ligjin për Arsimin në Komuna, i cili në nenin 14 i jep Komunës së Mitrovicës së Veriut kompetenca speciale për menaxhimin e këtij Universiteti, përfshirë aprovimin e statutit të tij, që për të gjitha universitetet tjera e bën Kuvendi i Kosovës. Këto dy ligje janë aprovuar në majin e vitit 2008, me procedurë urgjente, dhe bëjnë pjesë në legjislacionin vital i cili nuk mund të ndryshohet pa pëlqimin e përfaqësuesve të komunitetit serb. Po besoj se të gjithëve ju kujtohet përbërja e koalicionit qeverisës dhe e shumicës parlamentare në atë mandat.

🔸 E pavërteta konsiston në pohimin se “asnjë qeveri deri më tani nuk ka legjitimuar një universitet i cili, jo vetëm që kundërligjshëm mban emrin e universitetit publik të Prishtinës, por edhe vepron e funksionon tërësisht në bazë të ligjeve e planprogrameve të Republikës së Serbisë”. Ne fakt, legjitimimi ka ndodhur më 30 dhjetor 2015, kur Qeveria e koalicionit LDK-PDK ka aprovuar Rregulloren 21/2015 përmes së cilës shtetasve të RKS që kanë mbaruar studimet në Universitetin e Mitrovicës së Veriut ju njihen diplomat për qëllime punësimi. Sipas të dhënave zyrtare, deri më 30 prill 2021 janë njohur 1,709 diploma të lëshuara nga ky Universitet. Nuk e di si mund të legjitimohet më mirë një universitet sesa duke ju njohur diploma.

Problemi i Universitetit të Mitrovicës së Veriut është kompleks dhe nuk zgjidhet duke akuzuar, pa asnjë bazë, qeverisjen që nuk ka fare gisht në legjitimimin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit