Organizata QIKA u bën thirrje mediave që ë mos e ftojnë më në debate televizive, në rolin e analistit, Xhevdet Pozharin, për shkak të gjuhës së përdorur pas vr.asjes së 18-vjeçares në Ferizaj. Sipas kësaj organizate, gjuha e Pozharit normalizon dhu.nën dhe arsyeton vrasjen e grave.
Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Pozhari shkruan ndër të tjera se “vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë”.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar organizata QIKA, duke kërkuar nga mediat që mos të ofrojnë hapësirë për individë me qëndrime të tilla mizogjene.
“Gjuha e përdorur nga analisti Xhevdet Pozhari normalizon dh.unën dhe arsyeton vr.asjen e grave. Dënojmë ashpër këtë gjuhë dhe kërkojmë nga mediat që të mos të ofrojnë hapësirë për individë me qëndrime të tilla mizogjene”, thuhet në reagimin e tyre.
Gjuha e përdorur nga analisti Xhevdet Pozhari normalizon dhunën dhe arsyeton vrasjen e grave. Dënojmë ashpër këtë gjuhë dhe kërkojmë nga mediat që të mos të ofrojnë hapësirë për individë me qëndrime të tilla mizogjene. pic.twitter.com/PTLMf49Odf
— QIKA (@OrgQika) August 23, 2021