13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Pas statusit skandaloz, Xhevdet Pozhari akuzon “qikat” se nuk ditën ta lexojnë

Rekomandime

Analisti Xhevdet Pozhari i ka reaguar organizatës QIKA, e cila u kërkoi mediave që të mos e ftojnë atë në debate televizive, pas një deklarate ku pati një kritikë për vajzat, me rastin e vr.asjes makabre të 18-vjeçares në Ferizaj.

- Advertisement -

Kundër deklaratës së Pozharit dolën shumë komentues në rrjetet sociale. Ndërsa Pozhari i kërkon organizatës QIKA që të mësohen ta lexojnë atë që ai e shkroi në Facebook, raporton Gazeta Express.

“”Qikave” që nuk dinë të lexojnë! Ka kohë që për cilindo qëllim deklarimet e mia mundohen t’i devijojnë. Në mungesë të kundëragrumenteve përpiqen të më bëjnë shënjestër. Më duhet ta potencoj: Unë kam thënë atë që kam shkruajtur, e jo atë që doni ta lexoni ju!
Fillimisht, mësohuni ta lexoni atë që është shkruajtur, e jo atë që ju mendoni se është thënë!”, ka shkruar Pozhari.

Organizata QIKA u bëri tha se gjuha e Pozharit normalizon dhunën dhe e arsyeton vr.asjen e grave.

- Advertisement -

Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Pozhari ndër tjerash shkroi se “vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë”.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar organizata QIKA, duke kërkuar nga mediat që mos të ofrojnë hapësirë për individë me qëndrime të tilla mizogjene.

- Advertisement -

“Gjuha e përdorur nga analisti Xhevdet Pozhari normalizon dhunën dhe arsyeton vr.asjen e grave. Dënojmë ashpër këtë gjuhë dhe kërkojmë nga mediat që të mos të ofrojnë hapësirë për individë me qëndrime të tilla mizogjene”, thuhet në reagimin e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit