Në mesin e xhepave të rezistencës anti-talebane në Afganistan, më i madhi është padyshim ai që po organizohet në Luginën e Panjshirit.
Milici paraushtarake e ish forca afgane të sigurisë janë grumbulluar atje dhe betohen për rezistencë deri në pikën e fundit, teksa grupi islamist thuhet se ka nisur Iuftëtarët e tij për të rrethuar zonën strategjike në malet e Hindu Kushit. Ata e kanë nisur tashmë stërvitjen.
Lugina e pamposhtur shtrihet rreth 80 km në veri të kryeqytetit, Kabul. Pikat hyrëse ajo i ka të kufizuara, dhe ofron gjeografikisht, një avantazh të natyrshëm ushtarak.
Njësitë anti-taIebane mund të përdorin pozicionet në pikat e larta të të Panjshirit e prej andej, të organizojnë me sukses suIme mbi kundërshtarin.
Kjo zonë ka një vlerë të jashtëzakonshëm simbolike në Afganistan pasi ka rezistuar për më shumë se një shekull pushtuesve.
Në fakt, rezistenca në këtë rajon të banuar kryesisht nga popullsi me etni taxhike, e kanë përvijuar ndjeshëm peizazhin politik dhe të sigurisë në Afganistan gjatë viteve 1980 dhe 1990.
Javën e kaluar, në lëvizjet e para të asaj që shihet si rezistencë serioze, Iuftëtarët antitaIebanë arritën të marrin kontrollin e tre qarqeve fqinje të Andarabit, të gjitha pranë luginës Panjshir, bastion i Massoudit. Të hënën talibanët pretenduan se i kishin rimarrë të treja qarqet.