0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Berisha: Nëse Kurti do t’i lexonte talibanët e tij, do ta kuptonte se Ai vetë është frymëzues i dhunës ndaj grave

Rekomandime

Opinionistja Kimete Berisha ka shkruar rreth pjesëmarrjes së kryeministrit Kurti në varrimin e 18-vjeçares që u vra mizorisht në Ferizaj.

- Advertisement -

Ajo shkruan edhe rreth fjalimit të kryeministrit sot në mbledhjen e Qeverisë.

Tutje Berisha shkruan edhe për ministren e drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu dhe ministrin Xhelal Sveçla.

Në fund, Berisha përkujton komentet linçuese të përkrahësve të Kurtit në rrjetet sociale, ku iu referohet si ‘talebanë’.

- Advertisement -

“Nëse Keyeministri do t’i lexonte talibanër e tij, do ta kuptonte se Ai vetë e frymëzon (me apo pa dashje) dhe e ushqen dhunën dhe përndjekjen kundër grave që e ‘hapin’ gojën e këndejpari e shpurdhin ngapak”, shkruan ajo.

Shkrimi i plotë:

- Advertisement -

Mendime naive!

Në varrim, Kryeministri i porositi të pranishmit:
‘Mos u pikëlloni, se sado shumë të pikëlloheni, kot e keni se nuk e ngjallni të vdekurin’.

Këtë që e ka thënë Kryeministri Kurti, është plotësisht e vërtetë, anipse askush nuk mërzitet me shpresë se e zhbën vdekjen dhe e çon të vdekurin nga varri.

Bile te shqiptarët është adet të kesh marifet, rreptësisht ndalohet vajtimi dhe britmat me zë, sepse besohet se është ‘gjynah t’ia kthesh shpirtin të vdekurit’, s’ka më gjynah!

Pra, nuk qan për ta ngjallur të vdekurin, por të mërzit ndarja e përhershme dhe fakti se si s’ka gjë prej njeriut, këtu është- këtu s’është.

Ama kur të bie në mend se edhe ti do të vdesësh, i mbledh mendtë, me shpresën, se nuk i dihet, një ditë, ndoshta do të përpjekeni përsëri.

Pra, njeriu pikëllohet fort, Kryeministër, jo për ta ngjallur të vdekurin, por e pikëllon mënyra e vdekjes:

– Mos ka shkuar i etur’,

– mos ka shkuar i uritur’,

mërzitet mos ka shkuar me sy çelë,

ka shkuar me zhig.

Ka vdekur në vetmi?

A ka pasur dhimbje?

A e ka lënë ndonjë fjalë!

Për kë ka menduar për herë të fundit!

A thua pse më vrau?

Ministresha e Drejtësisë ka dalë në protestë dhe ka kërkuar Drejtësi për vajzën 18 vjeçare të vrarë mizorisht.
(Në vend se të garantoj Drejtësi- Ministresha e Drejtësisë lyp Drejtësi nga Ministria e Drejtësisë

(pra, lyp drejtësi për vete nga vetvetja).

A është naive ministresha, apo naivë janë ata që ‘gëzohen’ që ministresha proteston kur duhet të jap përgjegjësi!

E Xhelal Sveçla, si jabanxhi në dhe të huaj, është shprehur i çuditur me Drejtësinë e Kosovës (përveç me ministreshën e Drejtësisë).
Ministri i punëve të brendshme ka pyetur:

‘Çka po ndodh këtu?

Kush janë këta njerëz?

Ku jam?

Kryeministri i kësaj bote të rrejshme, në disponim spiritual siç e filloi ditën e djeshme, shkoi në Prizren, dhe kur filloi ezani, iu këputën gjunjët, u ftoh prej kësaj dynjaje (u, po, njëmend, vdekja), e ndali fjalimin, heshti dhe i dha përparësi Zotit.
Ka vepruar me mend.

Se edhe sikur të duash, nuk mund të flasësh në Prizren kur i këndohet Zotit.

Sepse, s’dëgjohet gjë tjetër përveç ezanit, kaq njerëz të mirë që jemi, s’di pse ende nuk e kemi bindur Zotin sa të mirë jemi!

Dynjaja po, ndoshta është e rrejshme, anipse Zoti zemërohet kur ia quan jetën ‘të rrejshme’.

Është gabim i pafalshëm i teologëve që kujtojnë se duke e mohuar ose duke e relativizuar këtë botë (për hir të botës tjetër), e gëzojnë Zotin.

Dijetarët e kanë vendin kryesor pranë Zotit.

Këtë vend të nderit në ahiret Kryeministri dijetar e siguroi dje me elekuencën e rrjedhshme, kur e zbuloi botërisht se ‘njeriu i vdekur nuk ngjallet me lot’!

(Thëniet e Kryeministrit nganjëherë janë si të valltarit të Niçes: ‘nëse e sheh njeriun duke vallëzuar pa muzikë – duket i çmendur’.

Plot sofizma, pasaktësi, absurditete dhe folklorizëm).

Sot, Kryeministri e hapi mbledhjen e qeverisë me konstatimin e saktë se ‘Gjendja jonë shoqërore është e jashtëzakonshme’.
I saktë ishte edhe kur e përmendi indiferencën shoqërore.

Ama, nuk diti të thotë, se indiferenca po ndodh vetëm ndaj dhimbjeve, vuajtjeve, pafuqisë, vetmitarëve, njerëzve të sinqertë, të papunëve, dhe të varfërve.

Shoqëria është indiferente ndaj këtyre, por jo ndaj VIP-ve.

Shoqëria nuk është indiferente ndaj thashethemeve, narcizmit kolektiv (po kalojmë nëpër fazën kur jo veç ne, por krejt bota është e dashuruar në vetveten. Dhe kjo dashhri nuk është ide e keqe, sepse dashuria ndaj vetvetes kurrë nuk shkon dëm).

Nuk ka indiferencë ndaj kënaqësive për shembull dhe ndaj bukurisë.

Paniku për t’u dukur bukur, jo bukur nuk mjafton, por PERFEKT, është sëmundja më e çuditshme që po i ndodh njerëzimit sot.

Estetika e ka sfiduar Perendinë, duke e korrektuar me brisk atë që natyra e ka lënë ‘mangut” për mukajet.

Duke e bërë profilin e vrasësit të vajzës, Kryeministri në mbledhjen e sotme
të qeverisë tha:

‘Ai nuk ka parë asgjë të bukur të vajza’.

Ama, në kopsht, lulja më e bukur këputet e para.

Pasi foli për vdekjet dhe pëe vrasjet, për indiferencën kolektive dhe për krizën morale, Keyeministri kaloi në pikën e dytë të rendit të ditës ‘transkripti nga mbledhja e kaluar’!
P.S. Kryeministri Albin Kurti mjafton t’i lexojë talibanët e tij se si shajnë e kërcënojnë me jetë (për hir të dashurisë që e kanë për të).

Nëse Keyeministri do t’i lexonte talibanër e tij, do ta kuptonte se Ai vetë e frymëzon (me apo pa dashje) dhe e ushqen dhunën dhe përndjekjen kundër grave që e ‘hapin’ gojën e këndejpari e shpurdhin ngapak.

Duhet t’i mësojë talibanët tij, se dashuria ndaj tij, nuk do të thotë urrejtje ndaj të tjerëve.

Çka të duhen njerëz që kanë zgjedhur të flijojnë gazetarë e intelektualë ‘në rrugën tënde’, nëse ti s’mendon për vete se je Zoti!

Kur ia dëshiron vdekjen dikujt, me mendimet t’ua e vret!

Neve na vrasin për çdo ditë!

Është dashur t’u tregojë talibanëve të tij, se ka jetë pas vdekjes!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit