2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ja pse jam kosovar e jo shqiptar

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Ne jemi rritë si shqiptarë. Me flamur kuq e zi. Por, tashmë cdo gjë ka ndryshuar. Bota na njeh si kosovarë. Vijat administrative të shtetit janë determinues të kombit në botëkuptimin modern përendimor. Pra, nëse ne duam ta ndërtojmë shtetin e Kosovës në stilin përendimor të fjalës, atëherë e kemi të domodsoshme ta ndërtojmë edhe kombin kosovar. S’kemi cka i trembemi këtij nocioni. Edhe kombi kosovar, mbi 90 për qind të përbërjes së vet do ta ketë me etni, zakone, trashëgimi, vese e virtyte shqiptare. Pra, në vend që të jemi 100 për qind shqiptar, do të jemi 90 për qind. Atë sakrificën tonë prej 10 për qind do të duhej ta bënim për shkak të shtetit. Më mirë me qenë 90 për qind shqiptar me shtet, se sa 100 për qind e pa atdhe, fushave të tjetërkujt.

Perëndimi e koncepton kombin brenda një territori të caktuar, që i nënshtrohet rregullave administrative, zakoneve e sjelljeve të njëjta dhe reprezentohen nga të njëjtat simbole. Pra, ndajnë të përbashkëtat e njëjta në një hapësirë të caktuar gjeografike të vijëzuar me kufij.

Edhe Rita Ora u bë telashe me kosovarët duke u mundu me ua shpejgu dallimin në mes të kosovares dhe shqiptares. S’mund të ketë përkatësi tjetër kombëtare e shtet tjetër. Ato janë bashkë në botëkuptimin anglo- amerikan. Vetëm etnia nuk është komb. Duhet diçka më tepër, duhet shtet. E kur Amerika e Anglia na konceptojnë si të tillë, atëherë ne edhe duhet të sillemi ashtu. Ata janë shtetkrijuesit tanë dhe pa ta ne s’mund të ndërtojmë as shtet, as komb.

- Advertisement -

Fundja, një shqiptar me mëlmesa, i paketuar si kosovar mund të jetë edhe me dinjitoz. Nëse Rita Ora ndihet si e tillë, edhepse nuk është rritur këtu, pse të mos ndihemi ne.

Sukeset tona në botë, sidomos të Ritës me shoqe dhe atletëve e kane treguar këtë gjatë 13 vjetëve të fundit. Plot çmime prestigjoze botërore në botën e artit, plot medalje të arta në Lojërat Olimpike. Ato suksese nuk u arritën dot nga shqiptarët për 110 vjet. Asnjë nga to, madje.

- Advertisement -

Kosovatizmi do të ketë vlerë aq sa ne i japim. Po vazhduam me këto ritme, edhe shqiptarizma jonë do të ketë vlerë shumë më të madhe se ata që reprezentohen vetëm me flamurin kuq e zi.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit