I ashtuquajturi Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (lSlS), ka marrë përgjegjësi për suImet në aeroportin e Kabulit, raporton Guardian.
Katër shpërthime kanë ndodhur në aeroportin e Kabulit në Afganistan, si rezultat të paktën 12 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën dhe 60 civilë.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, po thërret një takim të hënën në lidhje me situatën në Afganistan, me të dërguarit e OKB-së për Britaninë, Francën, Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Rusinë-anëtarët e përhershëm, të cilët kanë të drejtën e vetos në këshillin e sigurisë.