14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Haziri i drejtohet Qeverisë: Nëse ju besoni në mbyllje e karantinë, jeni rrast gabim

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh edhe nënkryetar i LDK’së, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mënyrën e menaxhimit të pandemisë, derisa ka dalur kategorikisht kundër një mbylljeje tjetër.

Haziri, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se nuk është koha masave muskulore, por vaksinimit masiv, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

“Nuk është kohë e masave muskulore të kësaj Qeverie, por plani për vaksinim dhe imunizim kolektiv. Ne duam jetë dinamike e zhvillimore për të gjithë dhe imunizimi e garanton këtë. Nëse ju besoni në mbyllje e karantinë, atëherë jeni gabim. Rrast gabim!”, ka shkruar ai.

Reagimi i tij vjen pas lajmërimit nga Ministria e Shëndetësisë për masa të reja të parandalimit të transmetimit të koronavirusit.

Rikthimi i orës policore, reduktimi i kapaciteteve të punës së gastronomisë, shtyrja e vitit të ri shkollor dhe shtimi i punëtorëve shëndetësore dhe inspektorëve, janë disa nga masat që pritet të zyrtarizohen. Që dy ditë rresh, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia po zhvillon takime me përfaqësues të veprimtarive të ndryshme për këto masa.

- Advertisement -

Nga MSH-ja, konfirmuan për Express se situata me Covid është e rënduar dhe se gjatë kësaj fundjave pritet të vendosen masat e diskutuara.

“Çdo herë para ndërmarrjes së masave apo rishikimit të tyre, Ministria konsultohet me palët e interesit dhe përfaqësuesit e veprimtarive të ndryshme të cilat mund të afektohen nga masat që ndërmirren. Situata sa i përket COVID-19 është shumë e rënduar dhe detyrimisht pritet të ketë masa të reja, me gjasë gjatë kësaj fundjave”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Express.

- Advertisement -

Sot, ministri i Shëndetësisë në vend, Arben Vitia, zhvilloi takim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, e ku u vendos për disa masa që pritet të kalojnë për votim në Qeverinë e Kosovës.

Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi tha për Express, se është propozuar që nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të vendoset ora policore e që gastronomia të punoj deri në orën 21:30.

“Mësimi po shtyhet deri më 13 shtator. Gastronomia do të punojë deri në orën 21.30. Ndërsa do të vendoset edhe ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00. 1 mijë e 16 punëtorë shëndetësorë dhe inspektorë do të shtohen. Kërkesa e komunave rreth furnizimit me barna do te plotësohet, pra 92 për qind e kërkesave par furnizim do të plotësohen. Ne si Asociacion kërkuam shtimin e inspektorëve komunal që masat të zbatohen si dhe hapjen e qendrave të reja të vaksinimit, ministri tha se kjo varet prej numrit të vaksinave. Kërkesa jonë ishte edhe që të bëhet decentralizimi i rekrutimit të personelit shëndetësorë”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit