2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vuçiq: Nëse s’tërhiqet vendimi për dënimin e Todosijeviq, Lista Serbe s’merr pjesë në zgjedhje

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka bërë thirrje Kosovës që, të cilit Gjykata e Apelit ia ka konfirmuar dënimin me dy vjet burg për mohimin që i njëjti ia ka bërë ma Masakrës së Reçakut.

- Advertisement -

Vuçiq thotë se në rast se nuk anulohet ky vendim, atëherë marrëveshja e Brukselit nuk do të ekzistojë më.

I pari i shtetit serb, është pyetur se në rast se vendimi kundër Todosijeviqit nuk anulohet, tha se të gjitha vendimet janë të mundshme.

“Nëse vendimi i Todosijeviqit nuk anulohet, është e qartë për ju se marrëveshja e Brukselit, me vendim të shqiptarëve, nuk ekziston më, kështu që atëherë të gjitha vendimet janë të mundshme”, është shprehur Vuçiq, shkruan Kossev, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Tre ditë më parë, Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatës Themelore të dhënë për deputetin e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq, me dy vjet burgim për një deklaratë të bërë në mars të vitit 2019 ku kishte deklaruar se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.

Vendimi i Gjykatës së Apelit u dënua nga udhëheqja shtetërore serbe, Lista Serbe dhe disa organizata të shoqërisë civile serbe në Kosovë.

- Advertisement -

Të gjithë ata shprehën të njëjtën pikëpamje – se vendimi i Gjykatës së Apelit shkel Marrëveshjen e Brukselit për Drejtësinë, e cila përcakton se në rastet që vijnë nga zonat me shumicë serbe, mund të vendosin vetëm dhomat e veprimit, në të cilat janë dy persona me kombësi serbe dhe një person me kombësi shqiptare.

Ndërsa, për vendim e Gjykatës së Apelit ka reaguar edhe zëdhënsi i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme duke thënë se Kosova, sikurse Serbia duhet t’i përmbahen marrëveshjeve të nënshkruara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit