Granit Xhaka e ka braktisur para kohe sfidën që po zhvillohet në mes të Manchester City dhe Arsenal.
Në minutën e 37-të, mesfushori shqiptari bëri një ndërhyrje të rrezikshme, por nuk e preku shumë kundërshtarin.
Por, pavarësisht kësaj, për gjyqtarin ishte ndërhyrje e rrezikshme, duke e përjashtuar me të kuq.
City është duke e fituar 2-0 këtë përballje dhe tani ka epërsinë edhe numerike në fushë.
Gundogan dhe Torres kanë shënuar për ekipin e Pep Guardiolës.