3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Shkencëtarët: Jemi gati të klonojmë njerëz, por nuk dimë si do reagojë publiku

Rekomandime

Shkencëtari kinez që ka krijuar fabrikën më të madhe për klonim, ka thënë se kopjimi i njerëzve tashmë është i mundur, por ai nuk është duke e bërë këtë punë pasi ka frikë nga reagimi i njerëzve.

- Advertisement -

Xu Xiaochun, drejtor i Boyalife Group, ka thënë se kompania e tij është duke punuar në klonimin e primatëve për të testuar më mirë kafshët për sëmundje të ndryshme.

Ndërsa ka shtuar se “është vetëm një hap i vogël biologjik” prej majmunit e deri te njeriu.

Boyalife Group dhe partnerët e tyre tashmë kanë filluar ndërtimin e fabrikës gjigante në veri të portit kinez Tianjin kurse synojnë që deri në vitin 2020 të klonojnë një milionë lopë.

- Advertisement -

“Tashmë e kemi teknologjinë”, ka thënë Xu.

“Nëse është e lejuar, nuk mendoj se ka kompani më të mirë sesa Boyalife”.

- Advertisement -

Kompania ende nuk ka filluar aktivitetet e klonimit të njeriut shkaku i frikës nga reagimi i njerëzve.

Por, ai shtoi se “vlerat sociale mund të ndryshojnë”, duke përmendur këtu pikëpamjet për homoseksualitetin.

Ai gjithashtu shtoi se me kohë njerëzimi do të ketë më shumë mundësi sesa riprodhimi natyral.

“Tani e vetmja mënyrë që të kemi fëmijë është të kontribuojë pak nëna dhe pak babai”, ka thënë Xu.

“Ndoshta në të ardhmen ju do të keni tri mundësi për të pasur fëmijë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit