7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Viktor Buzhala i reagon Valon Sylës: Tu kanë përzi kabllot diçka

Rekomandime

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, i ka reaguar gazetarit Valon Syla pasi ky i fundit aludoi se energjia elektrike është ndalur në një pjesë të Kosovës në mënyrë që qytetarët të mos kenë mundësi të shohin lajmet.

“U ndërpre energjia elektrike në gjysmën e Kosovës. Pse pe ndalni? Me i mshef lajmet me skandale e viktima që dëmtojnë Qeverinë Kurti? Vera është. Edhe fllad është. As nxemje as kondicionera ska me harxhu energji masive?”, kishte shkruar ndër të tjera Syla në statusin e tij në Facebook.

- Advertisement -

Por Buzhala i reagoi duke i thënë Sylës se energjia elektrike nuk është sikur “ai boksi në shesh qëfiket sa herë e godet dikush i fortë” dhe se 99.7% e konsumatorëve kanë qenë të furnizuar vazhdimisht me energji elektrike.

“Valon A. Syla energjia elektrike nuk eshte si ai boksi ne shesh, qe i nalen dritat sa here ti mshon najkush i forte. Tu kane perzi kabllot dicka. Ndryshe, me duhet ta shpjegoj per mediat qe sot vazhdimisht jane furnizuar me energji elektrike mbi 99.7 per qind e konsumatoreve. Flm per mirëkuptim”, shkroi Buzhala.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit