Rezultati i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Qeveria themelon një komitet

    0
    94
    Qeveria Kurti

    Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronike ku ka miratuar vendimin për themelimin e një komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19.

    Ky vendim vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mblodh për shkak të gjendjes alarmante me numrin e madh të viktimave që po regjistrohen çdo ditë.

    Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 do ta ketë këtë përbërje:

    1. Dr. Arben Vitia, Kryesues;
    2. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Zëvendës kryesues;
    3. Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtar;
    4. Mehdi Sejdiu, Këshilltar i Zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, anëtar;
    5. Prof. Dr. Naser Ramadani, anëtar;
    6. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), anëtar;
    7. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), anëtar;
    8. Ministria e Drejtësisë (MD), anëtar;
    9. Ministria e Mbrojtjes (MM), anëtar;
    10. Ministria e Shëndetësisë (MSH), anëtar;
    11. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), anëtar;
    12. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), anëtar;
    13. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), anëtar;
    14. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), anëtar;
    15. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), anëtar;
    16. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), anëtar;
    17. Ministria e Ekonomisë (ME), anëtar;
    18. Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK), anëtar;
    19. Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), anëtar;
    20. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, anëtar;
    21. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, anëtar;
    22. Policia e Kosovës, anëtar;
    23. Këshilli për Siguri, anëtar;
    24. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, anëtar;
    25. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), anëtar;
    26. Inspektorati i Tregut / (MINT), anëtar;
    27. Ftohet ta dërgoj një përfaqësues, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, anëtar.

    Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë do të caktojë Sekretariatin e Komitetit, ndërsa ky komitet obligon Komunat që të themelojnë nënkomitete komunale me qëllim të parandalimit dhe luftimit të pandemisë.