Një profesor në Universitetin e Xhorxhias dha dorëheqjen papritmas gjatë një ore mësimore pasi një student dyshohet se refuzoi ta mbante maskën në mënyrën e duhur.
Mediat e huaja raportojnë se Irwin Bernstein, një profesor 88-vjeçar i psikologjisë në pension, u kërkoi studentëve të tij të ndiqnin një politikë “pa maskë, nuk hyn në klasë”, e cila ishte shkruar në pjesën e përparme të sallës.
Disa qytete në Xhorxhia kanë rivendosur detyrimin e maskës pas rritjes së rasteve të Covid-19 edhe si shkak i përhapjes së variantit të ri ‘Delta”.
Universiteti, inkurajon studentët, por nuk urdhëron maska për fytyrën brenda kampusit. Gjatë orës së dytë të semestrit të martën kur një student mbërriti i pamaskuar, Bernstein i kërkoi asaj të merrte një nga zyra këshilluese. Sidoqoftë, kur një student i dha asaj një maskë, studentja e vendosi atë pa e mbuluar hundën duke treguar vështirësi në frymëmarrje.
Profesori më pas shpjegoi se ai mund të vdiste nga Covid-19 për shkak të kushteve shëndetësore të tilla si diabeti i tipit 2, hipertensioni dhe problemet e lidhura me moshën.
Pas 15 minutash, ai përsëri i kërkoi studentes të tërhiqte maskën e saj lart hundës, por ajo nuk i kushtoi vëmendje. Më vonë Bernstein njoftoi dorëheqjen e tij dhe doli nga klasa.
“Në atë pikë, unë thashë se ndërsa kisha rrezikuar jetën time për të mbrojtur vendin tim ndërsa isha në Forcat Ajrore, nuk isha i gatshëm të rrezikoja jetën time për të dhënë mësim në një klasë me një student të pamaskuar. Më pas dhashë dorëheqjen nga pozicioni im i pensionistit”, tha Bernstein në një email për gazetën e kolegjit The Red & Black.