Luftatarët talebanë kanë marrë automjetet amerikane Humvee dhe kanë dalë për të bërë paradë me to në zemër të qytetit jugor të Afganistanit, Kandahar.
Një numër i madh veturash të automjeteve të gjelbra po qëndronin menjanë gjatë ditës së sotme në autostradën e qytetit të dytë më të madh të Afganistanit, derisa shumë flamuj bardh-e-zi të Talebanëve valonin në ajër.
Luftëtarët po i grahnin këto automjete shumë-funksionale – të përdorura nga ShBA-ja, Nato dhe forcat afgane gjatë luftës 20 vjeçare në Afganistan, raporton Guardian, përkthen Periskopi.
Këto automjete ishin mbushur në pjesën e pasme me mbështetës, disa prej të cilëve ishin të armatosur rëndë.
Të paktën një helikopter Black Hawk është parë duke fluturuar në Kandahar në ditët e fundit, që tregon se dikush nga ushtria afgane po e drejtonte meqë afganët nuk kanë pilotë të kualifikuar.
Kandahari është zemra e pashtunëve etnikë ku është edhe pjesa ekstremiste e grupit taleban.
Shumë njerëz kishin dalë nëpër ballkonë për t’i parë talebanët derisa ngisnin veturat amerikane.