7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Veterani i UÇK-së: Mu bë e padrejtë, MSH-ja nuk më pranuan për inspektor sanitar

Rekomandime

Ndonëse kishte përgatitje profesionale, Ali Halili nga Ferizaj nuk është pranuar si inspektor sanitar!

- Advertisement -

Përmes një reagimi në Facebook, ai është shprehur ndaj Qeverisë së Republikës.

“Kisha shumë besim në këtë Qeveri se do të punojë “DREJT”, prandaj nuk jam interesuar të gjej ndonjë mik për intervencë, edhe pse kam pas shumë prej tyre”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Unë jam Ali Halili nga Ferizaj, kam aplikuar për inspektor sanitar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe nuk jam pranuar. Së pari desha të ju njoftoj rreth ngjarjeve të mëhershme që kanë ndodhur me mua dhe 95 inspektorë sanitarë!

- Advertisement -

Unë jam angazhuar si inspektor sanitar në tetor të vitit 2020, dhe kam qenë në marrëdhënie pune deri më 18 qershor 2021, datë në të cilën ministri Vitia, konkretisht sekretari i tij Dr. Naim Bardiqi, na njofton për mos vazhdimin e kontratës me arsyetimin se s’ka mjete financiare.

Një muaj më vonë i largojnë edhe 20 inspektorë sanitarë me të njëjtën arsye, duke e lënë AUV-in pa inspektorë sanitarë, që ishin të angazhuar për zbatimin e masave të Qeverisë mbi parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, edhe pse pandemia në asnjë vend të Evropës nuk ishte shpallur e mbyllur.

Pas dy muajve të largimit tonë, është hapur konkursi për pranim të inspektorëve sanitarë ku aplikova edhe unë.

Kisha shumë besim në këtë Qeveri se do të punojë “DREJT”, prandaj nuk jam interesuar të gjej ndonjë mik për intervencë, edhe pse kam pas shumë prej tyre!

Në listën e të pranuarve në regjionin e Ferizajt nuk figuron emri im, edhe pse i kisha të gjitha përgatitjet profesionale të cilat po i shkruaj më poshtë:

CV: Ali Halili, Ferizaj, ditëlindja 23.03.1976

– Kam përfunduar Fakultetin e Mjekësisë Veterinare (5 vjeçar), në Tiranë,

– Kam të përfunduar masterin në Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore,

– Jam i certifikuar për sistemin HACCP,

– Jam i certifikuar për Higjienë dhe Inspektim te mishit.

Përvoja e punës:

– Kam punuar inspektor veterinar 5 vite në komunën e Ferizajt,

– Përpos detyrave të shumta që i kam kryer (kontrollin e artikujve ushqimorë me origjinë shtazore), që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, njëkohësisht kam udhëhequr edhe shtabin për parandalimin dhe luftimin e gripit te shpezëve në regjionin e Ferizajt, në vitin 2005/2006,

-Kam qenë inspektor sanitar i angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë nga tetori i vitit 2020 deri më 18 qershor 2021,

– Jam anëtar i Kryesisë së Odës Veterinare të Kosovës,

– Jam veteran i UÇK-së.

Në mesin e të pranuarve për regjionin e Ferizajt, shumica e tyre janë vetëm me bachelor, po ashtu gjysma e të pranuarve të tjerë nuk jetojnë në regjionin e Ferizajt, ndërsa mua më refuzojnë pa ndonjë arsye dhe shpjegim.

Gjithashtu, shumica e inspektorëve që kanë punuar gjatë pandemisë 2020/2021 nuk janë pranuar, por janë zëvendësuar me 85 inspektorë të rinj dhe pa përvojë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit