2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Prokuroria me njoftim për personin që suImoi fizikisht tri vajzat në Prishtinë

Rekomandime

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm ka njoftuar se pas veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, është arrestuar dhe ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet L.V., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të KPRK-së dhe “Ngacmimi seksual”, nga neni 183 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Rasti ka ndodhur më 1 shtator 2021, në Rr. “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë, rreth orës 19:00, ku i dyshuari i lartcekur ka suImuar me grushte dhe një mjet të fortë tri vajza”, njofton Prokuroria.

- Advertisement -

Prokuroria ka njoftuar se ka inicuar hetime edhe ndaj një personi të përfshirë në këtë rast, në drejtim të veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 të KPRK-së, që do të trajtohet në procedurë të rregullt.

“Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave”, përfundon njoftimi i Prokurorisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit