1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Gruaja gjobitet me mbi 192 mijë euro për tejkalim të shpejtësisë në Zvicër

Rekomandime

Në Zvicër, një milionere u dënua me një gjobë prej 192,825 euro për tejkalim të shpejtësisë.

- Advertisement -

Ajo e voziste Range Rover-in e saj me 93 km/h përmes një qyteti të vogël në atë vend.

Siç raportuan disa media zvicerane, gruaja u filmua ndërsa po ngiste veturën nëpër fshatin Volerau. Kamera regjistroi se shpejtësia me të cilën Range Rover e saj po lëvizte në atë moment ishte 43 km/h më shumë se kufiri.

Meqenëse gjobat në Zvicër llogariten në bazë të të ardhurave ose pronës së shkelësve, kjo shpejtësi i kushtoi shtrenjtë.

- Advertisement -

Gjykata fillimisht kërkoi një gjobë totale prej më shumë se 370,000 euro, por gruaja apeloi, pas së cilës gjoba u ul në rreth 175,000 euro.

Megjithatë, ajo më parë kishte marrë dy dënime me kusht për veprat e mëparshme. Meqenëse shkelja e saj e fundit aktivizoi mëparshmet, gruaja nga Cyrihu duhej të paguante një total prej 209,000 frangash, ose 192,825 euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit