Tërmeti godet Serbinë, lëkundjet ndjehen edhe në Kosovë

0
112

Një tërmet prej 4.0 shkallë të Rihterit ka goditur para pak minutash Serbinë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Pejë e Mitrovicë.

Sipas Institutit Seizmologjik të Serbisë lëkundjet janë ndjerë edhe në disa pjesë të Kosovës.

Ndërsa, sipas Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 43 kilometra larg Mitrovicës dhe 13 kilometra larg Novi Pazarit.

Thellësia e tërmetit ka qenë 2 kilometra.