2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vuçiqi i reagon ashpër Gjukanoviqit: Do ta vazhdojmë pastrimin

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka reaguar presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, duke thënë se Serbia nuk ka aspirata ndaj Malit të Zi. Por kreu i shtetit serb i ka thënë presidentit të Malit të Zi se “do ta vazhdojë pastrimin”.

- Advertisement -

Duke komentuar deklaratën e presidentit malazez për aspiratat dhe përpjekjet e Serbisë për ta nënshtruar Malin e Zi, Vuçiq tha se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me Malin e Zi dhe se ai nuk do të lejojë që Gjukanoviqi ta sundojë Serbinë.

“Ne nuk kemi ndërmend ta nënshtrojmë askënd. Por, unë po i them atij se as ju e as askush tjetër nuk do të jeni në gjendje ta sundoni Serbinë, siç keni bërë për 30 vjet. Ju e keni sunduar këtë vend në të gjitha mënyrat e mundshme, përmes krimit, zyrtarëve të policisë, zyrtarëve politikë, atyre në strukturat e inteligjencës”, tha Vuçiq.

“Ne i kemi fshirë ata që punuan kundër Serbisë. Ka më shumë, por ata janë mbetje. Ne do ta vazhdojmë pastrimin. Ju nuk do ta pushtoni Serbinë siç e pushtuat”, deklaroi Vuçiq.

- Advertisement -

Ai tha se Mali i Zu është përdorur si terren trajnimi për sulm ndaj Serbisë.

“Ata janë mësuar ta sundojnë Serbinë. Ne nuk duam ta sundojmë Malin e Zi. Ne duam marrëdhënie vëllazërore dhe miqësore. Dhe ju garantoj, derisa të jem gjallë, nuk do t’ju lejoj ta sundoni Serbinë, siç keni bërë për gati 30 vjet. Derisa të jem gjallë. Dhe të gjithë e dini se çfarë do të thotë kjo”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit