Mediat serbe i kanë bërë jehonë veprimit të një pjestari të forcave speciale të policisë së Malit të Zi pasi shugurimit të mitrolitit Joanikije në Cetinje.
Menjëherë pasi dëgjoi këmbanat e manastirit, polici kaloi armën në dorën e majtë duke bërë kryqin ortodoks me dorën e djathtë, ndërsa pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale në gjuhën serbe.
Më pas, polici i quajtur Petar Knezevic u prit nga Joanikije, i cili theksoi në një postim në Instagram se malazezi kishte marrë pjesë edhe në Iuftën e Koshares, ku sipas tij po mbronte sovranitetin e Serbisë.
Komentet e tij kanë ngjallur reagime në rrjetet sociale për shkak se plagët e luftës nuk janë shuar ende në Kosovë, në një kohë kur janë mijëra të humbur dhe po ashtu një numër i madh grash të përdhunuara nga kriminelët serbë.
Një ditë më parë, malazezët protestuan kundër shugurimit të mitropolitit serb në Cetinje duke kërkuar largimin e influencës serbe nga shteti i tyre. Kjo bëri që qeveria pro-serbe të angazhonte forcat speciale për nxjerrjen e mitropolitit nga Manastiri i Cetinjes me helikopter.