4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Konjufca: Nëse do të pyetesha unë, do t’i shtyja zgjedhjet

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka vlerësuar se, bazuar në gjendjen pandemike që po mbizotëron në Kosovë, do duhej të shtyheshin zgjedhjet lokale, të përcaktuara të mbahen më 17 tetor.

Konjufca, i ftuar në emisionin ‘dPt te Fidani’, ka thënë se ndonëse presidentja Vjosa Osmani vendimin për zgjedhjet e merr në përputhshmëri me vendimet e IKSHPK’së, opinion i tij personal është që të shtyhen zgjedhjet.

- Advertisement -

“Kjo nuk varet prej meje [shtyrja e zgjedhjeve] por nëse do të thoja mendimin tim personal unë mendoj që zgjedhjet do të duhej të shtyheshin”, ka deklaruar ai.

“Sa i përket shtyrjes së zgjedhjeve mendoj që është kompetencë e presidencës. Por me sa di unë presidentja vendimin e saj e merr pas rekomandimit të IKSHPK’së”, ka shtuar tutje kryekuvendari.

Tutje, kreu i Kuvendit ka përmendur edhe fushatën derë-më-derë si dhe çështjen e mënyrës së kërkimit të votes nga kandidatët për asambleistë, që sipas tij mund të shkaktojë pikun e pandemisë.

- Advertisement -

“Unë po të garantoj që nëse mbahen zgjedhjet edhe nëse ka me pasë fushatë, sado e shkurtë ajo, qe në formën e vet të shkurtuar, unë mendoj që partitë politike kanë me zgjedhë metodën e futjes nëpër familje. Kemi me mijëra asambleistë që e lypin votën individuale, unë ma merr mendja që në mes të nëntorit mund ta arrijmë numrin e pikut. Prapë kemi me ardhë në pik në numrin më të madh të rasteve”, ka thënë ndër të tjera ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit