Vedat Muriqi është futbollist profesionist kosovar, dhe i Lazios.
Më poshtë ju sjellim gjashtë fakte që s’i keni ditur për të:
1. Muriqi filloi karrierën e tij në vendin e lindjes në Kosovë, luajti për klubin futbollistik Liria pastaj kaloi te Teuta ku pas magjisë së tij në këtë klub kaloi në Turqi.
2. Ai posedon pasaportë të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Turqisë.
3. I lindur në Prizren në vitin 1994, në një periudhë historike aspak të lehtë. Gjatë Iuftës ai rrezikoi edhe jetën.
I lindur në Prizren në vitin 1994, në një periudhë historike aspak të lehtë. Gjatë Iuftës ai rrezikoi edhe jetën. Siç raportohet nga ‘La Gazzetta dello Sport’, një mëngjes milicia serbe e gjeti atë dhe familjen e tij të ngujuar brenda në shtëpi, por siguresat e pushkve nuk u lëvizën.
“Ata morën sendet me vlerë dhe paratë. Na thanë se do të bombardonin shtëpinë tonë nëse nuk do të largoheshim brenda dy orësh. Ne na mbrojti Allahu”. Guximi në fushë sigurisht që vjen nga kjo periudhë. Muriqi nuk ka frikë nga asgjë në botën e futbollit, dhe si mund të ishte ndryshe.
“Ishim 50 vetë, fjetëm në bodrum dhe kishim 2 litra qumësht për tu ushqyer. Hëngrëm bukë dhe qepë për mëngjes, drekë dhe darkë”.
4. Më 15 tetor 2013, Muriqi bëri debutimin e tij me Shqipërinë U21 në një ndeshje kualifikimi të Kampionatit Evropian nën 21 vjeçar të UEFA-s 2015 kundër Bosnjë e Hercegovinës U21, pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 46-të në vend të Herolind Shala.
5. BLERJA E DYTË MË E SHTRENJTË
Ndonjë tifoz i Lazio do të thoshte “Lotito më në fund e hapi qesen”. Dhe vërtet ashtu është. Madje presidenti i bardhekaltërve shkoi përtej parashikimeve, duke pasur parasysh se për të blerë Vedat Muriqin, ai do të duhet të paguajë 18 milionë euro.
Një shifër totale që e bën Muriqin, ende në pritje të statusit zyrtar, të bëhet blerja e dytë më e shtrenjtë në menaxhimin e Claudio Lotito në Lazio. Zarate mbetet ende në vendin e parë. Por Muriqi ‘kalon’ lojtarët si Correa, Hernanes, Lazzari dhe Milinkovic.
6. Vedati është shënuesi më i mirë në historinë e Kosovës.