Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 30 persona dhe janë regjistruar 685 raste të reja me koronavirus.
Këto rezultate janë konfirmuar pas testimit të mbi 9 mijë mostrave.
“Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314. Në total numri i rasteve aktive është 19.923”, ka njoftuar MSh’ja.
MSH’ja ka njoftuar edhe për shërimin e mbi 1 mijë e 300 personave dhe vaksinimin e mbi 20 mijë personave./Gazeta Express
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës.
Deri më sot 347.344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314.
Në total numri i rasteve aktive është 19.923.