Bie ndjeshëm numri i vdekjeve nga COVID-19, 583 raste pozitive

    0
    212

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar583 raste pozitive dhe 14 raste të vdekjes dhe 1 mijë e 944 janë shëruar nga Covid-19.

    Këto rezultate janë konfirmuar pas testimit të mbi 9 mijë mostrave.

    Njoftimi i plotë:

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës.

    Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Nga 9.634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

    Sot janë shëruar 1.944 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 135.258.

    Në total numri i rasteve aktive është 18.548.