11.8 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Valon Syla e quan Blerim Velën llaskuc të PAN’it

Rekomandime

Shefi i Stafit në Kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka etiketuar mediat si “media të PAN’it”, ndërkohë që vetë Vela ka qenë këshilltar i Enver Hoxhajt të PDK’së. E lidhur me këtë ka reaguar gazetari Valon Syla.

Syla e ka quajtur Velën “llaskuç” duke thënë “Paska folur ky llaskuçi i qeverive, Mr. Vela. Ky vetë këshilltar i PAN’it…”.

- Advertisement -

Tujte, Syla për Velën tha se eksponentët e qeverisë si Glauk Konjufca, Besnik Bislimi e Liburn Aliu, e kanë kompleksuar edhe të ashtuquajturën “PRONTO”, duke punësuar familjarë.

“…Tash kishe Pronto? O nuk dhezë mo Pronto se Liburn Aliu, e Glauku bashkë me Bislimin e Vitinë e ka kompleksu me punësime të motrave e tezeve edhe Pronton”, ka shkruar Syla.

- Advertisement -

Cilësimi i ish-këshilltarit të Enver Hoxhajt, ka ardhur pas raportimeve për takimin e ftuar nga shefja e shtetit, Vjosa Osmani, me partitë politike, për të diskutuar opinionin dhe rekomandimin e Taskë Forcës kundër pandemisë dhe IKSHP-së për ndikimin eventual që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike që po kalon vendi.

Gjithmonë sipas Velës, ftesa e presidentes s’paraqet vendim për shtyrje të zgjedhjeve.

- Advertisement -

Ftesa e presidentes për partitë e siguruar nga Gazeta Express, thotë se aty do të diskutohet opinioni dhe rekomandimi i IKSHP-së lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit