3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Çka deklaroi në Gjykatë zyrtari i Nismës që shkroi se “Kurti duhet ta lëshojë Kosovën ose do të VRlTET”?

Rekomandime

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti ka thënë se i vjen keq për shkrimin që kishte publikuar në “Facebook” e ku shkruante se Albin Kurti ose të lëshojë rrugë ose do të vrltet.

- Advertisement -

“Nuk kom pyetje, më vjen keq për kryeministrin që ka ndodh, unë ma shumë e quaj një keqkuptim, për kryeministrin as s’kom pas diçka naj vërejtje”, tha i akuzuari Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Një deklarim të tillë ai e ka bërë në seancën e mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë dëgjimit të dëmtuarit-kryeministrit Kurti në cilësinë e dëshmitarit.

Hoti po akuzohet se përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” në dhjetor të 2019-ës, ku kishte shkruar “Albin Kurti ka dy rrugë ose ta lëshoj Kosovës ose mund të vrltet”, ka kryer veprën penale të shtytjes në kryerje të veprës penale vr.asja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit