2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Specialja pretendon se Mustafa ishte komandant i grupit ‘BIA’ që vepronte në Prishtinë dhe rrethinë

Rekomandime

Prokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Jack Smith, ka thënë se dëshmitarë të jenë edhe familjar të viktimave, si dhe dëshmitarë të torturave.

- Advertisement -

Në akuzat e Prokurorisë ndaj Salih Mustafës, pretendohet se janë keqtrajtuar një numër i civilëve shqiptarë, dhe se të gjitha viktimat ishin shqiptarë të Kosovës.

Tutje thuhet se viktimat janë keqtrajtuar dhe janë mbajtur në kushte të pa përshtatshme dhe se të gjitha këto kanë ndodhur në fshatin Zllaq, në mes të prillit të vitit 1999.

Prokurori tutje në akuzat e paraqitura para Dhomave të Specializuara, thuhet se kompleksi i ‘ndalimit në Zllaq’ mbahej një grup i quajtur ‘BIA’ që udhëhiqej nga i pandehuri, Salih Mustafa.

- Advertisement -

Në këto pretendime thuhet se Mustafa ishte komandant i njësisë të quajtur ‘BIA’, dhe se detyra kryesor e tyre ishte mbledhja e informatave dhe zbulimit, dhe ishte përgjegjëse për ‘ndalimin në Zllagj.

- Advertisement -

“Keqtrajtuan një numër civil shqiptar, të gjitha viktimat janë shqiptarë-kosovar. Janë mbajtur në kushte të pa përshtatur dhe janë keqtrajtuar, të gjitha këto kanë ndodhur në një fshatë të quajtur Zllaq mes prillit të vitit 1999, Kompleksi i ndalimit në Zllaq, nga një grup u i quajtur BIA që udhëhiqej nga i pandehuri, Salih Mustafa”, ka thënë Prokurori Cezary Michalczuk nga ZPS.

“Këta të burgosur nuk ishin ‘bashkëpunëtor’, dhe kjo keqpërdorej për persona që kishin biznese me serbet ose nëse shfaqeshin përkatësi të gabuar politike, dhe mund të përfundoni aty, që drejtohej nga anëtar të UÇK’së, do të dëgjoni për dëshminë e dëshmitarëve që keqtrajtuan dhe rrahjet një i ndaluar edhe vdiq. I akuzuari ishte përgjegjës i njësisë BIA dhe vendit të krimit të paraqitur në aktakuzë”, tha tutje Michalczuk.

“I pandehuri, Salih Mustafa i akuzuari ishte komandant i njësisë ‘BIA’, detyra kryesor ishte mbledhja e informatave dhe zbulimit të tyre, dhe ishte përgjegjëse për ‘ndalimin në Zllaq’. ‘BIA’, mbulonte Prishtinën, Fushë Kosovën, Obliqin. dhe një pesë të Gollakut ku ishte edhe fshati Zllaq”, ka thënë Prokurori Michalczuk.

E Prokurori Jack Smith, ka bërë të ditur se në gjykimin ndaj Salih Mustafës do të thirren për të dëshmuar familjarë të viktimave.

Smith ka thënë se të gjitha viktimat e komandant “Calit” ishin shqiptarë të Kosovës.

“Viktimat e z.Mustafa ishin të gjithë shqiptar të Kosovës. Këta njerëz nuk ishin armiq të Kosovës nuk ishin spiunë, krimi i tyre i vetëm ishte sepse konsideroheshin si pengesë e UÇK-së. E vërteta siç do të dalë, është se disa udhëheqës të UÇK përfshirë këtu edhe z.Mustafa e përdorën autoritetin e tyre për të brutalizuar ndaj personave që këta mendonin se ishin kundër UÇK-së”, u shpreh Prokurori Smith.

Ndërsa, Mustafa është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat dhe i ka quajtur Gestapo, Prokurorinë.

“Nuk ndihem fajtor për asnjë akuzë të zyrës së Gestapos”, ka thënë Mustafa

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit