Nuk i dhanë rrogën, merr buldozerin- shkatërron pesë kamionë

0
179

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sirnak të Turqisë.

Punonjësi i një kompanie minerare atjekishte disa kohë që nuk po merrte rrogën.

pas një sherri të ashpër me pronarin e firmës, i cili ishte xhaxhai i tij, punëtori i egërsuar ka marrë buldozerin e është versulur mbi kamionët e vënë në rresht.

Në zemërim e sipër, ai ka dëmtuar keqaz pesë kamionë duke i shtypur me buldozer.

Ai duket se kishte ndërmend t`i shkatërronte të gjithë, por punonjësit e tjerë kanë ndërhyrë dhe kanë arritur ta qetësojnë, ndërsa pronarit, rroga e papaguar e burrit, i kushtoi shumë më shtrenjtë.

Deri tani ndaj tij nuk është marrë asnjë masë.

videon mund ta shihni duke klikuar ketu