Një 23 vjeçare në Drenas ka ndërruar jetë, por familjarët e saj thonë se vdekja ndodhi tri ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit.
Familjarët e 23 vjeçares, Zarife Imeri, në rrjetet sociale kanë shpërndarë lajmin për vdekjen e saj, teksa thonë se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar.
Qendra e Mjekësisë Familjare në Drenas ende nuk ka folur për rastin.
Drejtori i QKMF-së në fjalë, Ismet Bogiqi, konfirmoi për Telegrafin se vajza ishte vaksinuar më datën 13 shtator me procedurë të rregullt.
“Vajza është vaksinuar me procedurë të rregullt, më 13 shtator, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit, Mjekësia ligjore tash do të merret me rastin”, deklaroi ai.