7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Nisin hetimet për vdekjen e 23-vjeçares nga Drenasi

Rekomandime

Një vajzë 23-vjeçare nga fshati Zabel i Drenasit ka ndërruar jetë në Klinikën Emergjente të QKUK-së. Sipas kësaj të fundit, e reja u nda nga jeta si pasojë e hemorragjisë intraabdominale (gjakderdhje në bark).

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet për rastin e vdekjes së 23-vjeçares, ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë Laureta Ulaj.

- Advertisement -

Rasti i vdekjes së saj po trajtohet nga Departamenti i KRlMEVE të Rënda.

“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, mund t’ju njoftoj se Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i KRlMEVE të Rënda, është duke e trajtuar rastin në fjalë”, ka konfirmuar Ulaj për median.

Pas lajmit për vdekjen e 23-vjeçares Klinika Emergjente e QKUK-së ka dalë me një njoftim për media, në të cilin u tha se vdekja e 23-vjeçares nga fshati Zabel i Drenasit është si pasojë e hemorragjisë intraabdominale (gjakderdhje në bark), shok hemorragjik.

- Advertisement -

“Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, në lidhje me lajmet e publikuara për vdekjen e Z. I ( 1998), nga fshati Zabel i Drenasit, sqaron se, pacientja vjen në Klinikën Emergjente në QKUK në ora 16:30, të datës 15 shtator 2021, me autoambulancë nga Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, për shkak të humbjes së vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik, me frymëmarrje të vështirësuar. Menjëherë mjekët dhe stafi shëndetësorë ka ndërmarrë masat reanimatore, pacientes i bëhen analizat laboratorike, radiologjike dhe konsulencat tjera mjekësore”, thuhet në reagim.

Tutje, aty thuhet se familjarët e viktimës kanë refuzuar obduksionin.

- Advertisement -

“Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente, pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45. Diagnoza përfundimtare e vdekjes ishte hemoragjia intraabdominale ( gjakderdhje në bark), shok hemoragjik. Familjarët kanë refuzuar abduksionin”, thuhet në reagim.

Ndryshe, në media sot u raportua se familjarët e 23-vjeçares nga Drenasi kanë deklaruar se ajo ka vdekur dy ditë pasi është vaksinuar me vaksinën anti-COVID.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit