7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kurti: Fitores së shkurtit duhet t’ia bashkëngjesim fitoren e tetorit komunë për komunë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një videomesazhi ka filluar fushatën politike për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ai tha se komuna është fillimi i çdo politike dhe është vendi ku qytetarët ndajnë së bashku të mirat që mund t’i sjellë një politike e ndershme, ashtu si edhe vendi ku ata organizohen për të zgjidhur problemet.

- Advertisement -

Kurti tha se Kosova ka arritje të pamohueshme sa i përket institucioneve,, por sipas tij, fitorja më e madhe e Kosovës, është qytetari i saj i cili e urren korrupsionin politik.

“Më shumë e më parë se në cilindo nga vendet e tjera ballkanike, qytetari i Kosovës e dënon politikën kur ajo e dobëson vendin tonë”.

“Prandaj kam sigurinë se në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, qytetarët e Kosovës, kudo, do të votojnë për projektin modernizues, të ndershëm e humanistë, të kandidatëve që mbështet Lëvizja VETEVENDOSJE!, e jo për politikat që kthejnë abuzimet me miliona euro dhe arrogancën e dhunën e pushtetarëve”, është shprehur Kurti përmes një videomesazhi.

- Advertisement -

Tutje, kreu i VV-së përmendi edhe mos-shtyerjën e zgjedhjeve, përkundër rekomandimit të IKSHPK-së, duke thënë se tash, atyre u duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe fitores së kësaj partie në zgjedhjet nacionale të shkurtit, t’ia bashkëngjesim fitoren e tetorit komunë për komunë teksa bëri thirrje edhe për respektim të masave anti-COVID dhe për vaksinim.

Tash, neve do të na duhet të marrim pjesë në zgjedhje dhe fitores së shkurtit në mbarë Republikën t’ia bashkangjesim atë të tetorit komunë për komunë.

- Advertisement -

“E dimë se zhvillimi e përparimi, shtimi i mirëqenies, luftimi i korrupsionit, janë të vështira. E dimë po ashtu se regresi, kthimi pas në situatën e pandëshkueshmërisë, është i lehtë sepse të korruptuarit ende janë aty, të rinj e të vjetër, edhe nëpër komuna, dhe janë gjithnjë të gatshëm për pushtet, përderisa ende nuk është reformuar sistemi i drejtësisë”, është shprehur Kurti.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha se ndryshimet e bëra në qeverisje mundësojnë ndryshimet e nevojshme nëpër komuna, e sipas tij, kur qytetarët i ndryshojnë komunat për të mirë, ndryshimet e dëshiruara në vend përshpejtohen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit