Visar Berisha, djali i ish kryeparlamentarit dhe ish nënkryetarit të LDK-së, Kolë Berisha, përmes një postimi në facebook ka treguar se tashmë i njderi, Kolë Berisha u kishte bërë thirrje ish udhëheqësve të LDK-së që të pensionohen qysh në vitin 2007, vit ky kur LDK kishte humbur, e më pas kishte bërë koalicion me PDK-në.
“Baba iu kishte ba thirrje disave nga eshaloni i “baballareve” t’i bashkagjiteshin ne pensionimin politik, por skishte gjetur argatë te asaj ideje. Ai me gjithate ishte largue tuj e ba publik terheqjen, si akt moral, por edhe si thirrje per rikonceptim”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë:
Humbja e LDKs e vitit 2007 e kishte ba baben me mendue se duhej ta mbyllte ciklin e vet politik. LDK atehere kishte ra ne preherin e PDKs dhe nuk priteshin lajme te mira per te.
Baba ishte i bindun se LDKn kishte me shpetue nje rikonceptim, i cili kishte me ardhe prej nje mendimi te ri, por nga njerez qe nuk i takonin brezit te Republikes se Pare. Pasi ata si edhe ai vet e kishin shterre konceptin e deriatehereshem politik te metodes dhe veprimit.
Baba iu kishte ba thirrje disave nga eshaloni i “baballareve” t’i bashkagjiteshin ne pensionimin politik, por skishte gjetur argatë te asaj ideje. Ai me gjithate ishte largue tuj e ba publik terheqjen, si akt moral, por edhe si thirrje per rikonceptim.
Tjerat pastaj i dijme te gjithe…