Banka federale gjermane, ose Deutsche Bundesbank, fjalë për fjalë pastron paratë.
Gjegjësisht, ekspertët që punojnë në bankë lajnë, thajnë dhe kontrollojnë kartëmonedhat.
Si proces, ai duhet të jetë i shpejtë në mënyrë që kartëmonedhat të mos ngjiten.
Këtë vit ata i kanë duart plot sepse shumë kartëmonedha mbërritën nga zonat e përmbytura në Gjermaninë perëndimore, shkruan Deutsche Welle.
Reklamë
Rreth 50 milionë euro janë sjellë deri tani në Bankën Federale Gjermane. Kartëmonedhat që kalojnë procesin e pastrimit do t’i kthehen pronarit.
Ky shërbim i ofruar nga banka është falas.