Serbët bëjnë karikaturë për arkivat e UÇK’së: Aty paraqiten Besnik Bislimi e Miroslav Lajcak

0
209

Çështja e hapjes së arkivave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë një ndër temat më të nxehta që është zhvilluar në ditët e fundit në Kosovës.

Në këtë temë, natyrisht palë shumë e përfshirë janë edhe serbët, të cilët po insitojnë me ngulm që UÇK ka pasur arkiva, pavarësisht se një gjë e tillë të paktën me fjalë në paraqitjet mediale po mohohet nga zyrtarë të qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

E pikërisht për këto mohime, serbët kanë krijuar një karikaturë.

Aty paraqitet Besnik Bislimi teksa flet diçka me emisarin për dialog, Miroslav Lajçak, teksa prapa tyre digjen arkivat e UÇK-së.

Kjo siç duket është bërë për shkak të deklaratave të djeshme të Lajçakut ku thotë se nga Bislimi ka marrë “konfirmim” se nuk ka arkiva të UÇK-së, por për UÇK-në dhe se të njëjtat janë në arkivën shtetërore të Kosovës.