1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Dega e LDK’së në Prizren akuzon se VV’ja atje po blen vota me nga dy thasë miell

Rekomandime

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, e ka akuzuar pushtetin lokal, konkretisht Lëvizjen Vetëvendosje, për blerje votash në prag të zgjedhjeve komunale.

LDK në Prizren, me anë të një komunikate të lëshuar për medie, ka shpërndarë fotografinë e Drejtorit të Inspektoriatit në këtë komunë, Islam Thaqi, duke e akuzuar atë se po e oferton votën me miell.

- Advertisement -

“Qeveria lokale, në fshatin Skorobisht ka filluar blerjen e votave me nga dy thasë miell. Ky është çmimi që taksapaguesit e Prizrenit po paguajnë për kaparisje votash për partinë në pushtet, Vetëvendosje”, është thënë ndër të tjera në postimin e tyre.

Dega e LDK’së në Prizren u ka bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin masa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit