7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Aleksandër Vuçiq i ‘frikësohet’ bastit me Vjosa Osmanin

Rekomandime

“Sigurisht, Serbia do të përfitojë nga projekti i “Ballkanit të Hapur”, por Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, i gjithë rajoni gjithashtu do të përfitojnë prej saj, dhe nëse Prishtina dëshiron të marrë pjesë në të, nuk ka dyshim se edhe ata do të përfitonin shumë” tha sot presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Në Stamboll, ai iu përgjigj pyetjes së gazetarëve lidhur me deklaratën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se “nga pikëpamja ekonomike, Serbia ka një përfitim absolut nga “Ballkani i Hapur”, dhe se kjo nismë është një mundësi për të për të vazhduar mohimin e ekzistencës së Kosovës”.

- Advertisement -

“Më duket se ata nuk e shohin mirë gjendjen e tyre ekonomike dhe se nuk e kuptojnë mirë, por çfarë do të bëj këtu, mbase ata po i shikojnë gjërat më larg se sa unë. Do ta shohim rezultatin, por nuk do të vë bast se kanë të drejtë ”, u përgjigj Vuçiq.

Ai vuri në dukje se Serbia pohon se dëshiron të vazhdojë dialogun dhe zgjidhjet kompromis, dhe mbi të gjitha rezultate edhe më të forta ekonomike, por gjithashtu gëzohet për sukseset ekonomike të të gjitha vendeve në rajon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit