2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Reagon Vuçiq, thotë se sot ishte një nga ditët më të vështira për serbët në Kosovë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se situata në Kosovë është shumë serioze dhe e vështirë.

- Advertisement -

Vuçiq në një konferencë për media tha se kjo është hera e gjashtë që forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë shkuar në pjesën veriore, duke e përshkruar atë si hyrjen më brutale deri më tani.

“Sot është një nga ditët më të vështira për njerëzit tanë në Kosovë. Nuk bëhet fjalë për dramatizim, situata është shumë e vështirë, e vështirë, dhe kur merresh me njerëz të papërgjegjshëm dhe qëllimi i tyre i vetëm është zgjerimi i pushtetit dhe fuqia, është e vështirë të arrihen zgjidhje racionale”, tha Vuçiq.

Sipas tij, kjo që ka ndërmarrë sot Qeveria e Kosovës nuk thuhet e as nuk shkruhet askund.

- Advertisement -

Sot ka filluar zbatimi i vendimit për pajisje me targa të përkohshme të automjeteve që mbajnë targa të Serbisë.

Kujtojmë se sot Policia e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të zakonshme si dhe me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues, është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare.

- Advertisement -

Veprimet kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve.

Forca të shumta të Njësisë Speciale po qëndrojnë që nga mëngjesi në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, në veri të Kosovës.

Ekipi i “Indeksonline”, që nga mengjesi po raporton nga vendi i ngjarjes. Për këtë çështje sot është diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit