Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se ai e ka nënshkruar vendimin për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë për target e automjeteve.
Veliu përmes një postimi në Facebook e ka vlerësuar si lajm të mirë që Qeveria Kurti po i njeh marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në kohën e Qeverisë Hoti.
Veliu mes tjerash thotë se ky vendim vjen si rezultat i Marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel më 14 shtator 2016
Postimi i plotë:
Vendimi i sotëm i MPB për vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve është zbatim i vendimit, të cilin në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme e kam nënshkruar më 17.09.2020, për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr.02/2018 për Regjistrimin e Automjeteve me Targa KS.
Njëkohësisht vendimi i sotëm vjen si rezultat i Marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel më 14 shtator 2016 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me lëvizjen e lirë.
Krahas implementimit të vendimeve të marra nga Qeveria e kaluar, lajm i mirë është se Qeveria aktuale po i njeh marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në kohën e Qeverisë Hoti.
Detyrë dhe obligim parësor i të gjithë neve është ruajtja e subjektivitetit shtetëror dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.