Forca të shtuar të Njësisë Speciale të Kosovës janë në pikën kufitare në Jarinjë dhe po presin urdhërin për të zhbllokuar vendkalimin pasi momentalisht është e bllokuar me zhavor, gur e automjete të rënda.
Serbët e veriut të Kosovës kanë vendosur barrikadë në pikën kufitare në Jarinjë sikurse edhe në Bernjak.
Gazeta Insajderi nga burimet e veta merr vesh se shumë shpejt pritet intervenimi i Njësisë Speciale për të zhbllokuar këtë barlkadë sikuse bëri në pikën kufitare në Bernjak ku me anë të gazlt lotës.jellës shpërndau protetuesit serbë.
“Pritet intervenimi i Njësive Speciale më zhblloku rrugën. Sikurse u bë në rrugën për Bernjak”, i tha ky burim Insajderit.
Sipas këtij burimi, është duke u pritur urdhëri nga niveli i lartë që Njësia Speciale të veproj dhe të largoj këto pëngesa.