Protestuesit serbë në veri po vazhdojnë t’i provokojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, konkretisht Njësisë Speciale të cilët janë në veri të vendit.
Teksa ata po parakalonin, serbët në anën e rrugës që po qëndronin aty kërcënonin vazhdimisht pjesëtarët e Policisë, transmeton lajmi.net.
Në disa video të publikuara, shihen serbët teksa u flasin policëve të Kosovës të cilët rrijnë të qetë karshi provokimeve.
“Ai do të jetë snajperi ynë, shihe Rambon, don Rambon. Oh sap o frikësohem”, thotë njëri nga serbët.
Teksa në video dëgjohet gjithashtu edhe një serb tjetër që kërcënon policët e Kosovës se do të vriten.