1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Shtetasi serb merr peng autobusin në Gjermani

Rekomandime

Një shtetas serb dyshohet se e ka marrë peng një autobus i cili po udhëtonte nga Gjermania në Serbi.

- Advertisement -

Forcat e shumta speciale kanë zhvilluar një aksion të madh në autostradën A9 në Bayern midis fshatrave Hilpostein dhe Grending ku e kanë arrestuar edhe një shtetas serb.

Ngjarja është zhvilluar të martën mbrëma rreth orës 21:30.

Ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për pengmarrje dhe nëse i dyshuari kishte pasur me vete një armë.

- Advertisement -

Por, sipas deklarimeve të policisë dëshmitarët kishin thënë se 30 vjeçari serb kishte armë me vete dhe se i kishte kërcënuar ata se do t’i vriste të gjithë.

Për ta vënë nën kontroll të dyshuarin policia kishte përdorur “mjete vërbuese”.

- Advertisement -

I dyshuari kishte suIuar fizikisht pasagjerët duke mbetur kështu dy persona të Iënduar, shkruan Focus.de përcjell Klankosova.tv

Shoferët e autobusit përkohësisht kishin ndalur suImuesin, ndërsa ishin liruar pasagjerët tjerë.

Ndërsa më pas në autobus kishin mbetur vetëm pasagjeri e tre shoferët.

U vendos një ekip i Policisë për të negociuar dhe autostrada A 9 u mbyll në dy drejtimet.

Pas negociatave u liruan edhe tre shoferët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit