ë Gjykatën Speciale po vazhdon gjykimi ndaj ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Seanca -gjatë gjithë kohës- po mbahet ‘private’ e mbyllur për publikun, por disa minuta, ajo ishte e hapur.
Seanca ishte e hapur kur avokati mbrojtës i Salih Mustafës, pyeti dëshmitarin se ‘prej nga e di ai se Salih Mustafa ishte një nga personat që e kishin rr*hur’. Kjo pasiqë sipas deklaratës së dëshmitarit në këtë rast, ‘ai nuk kishte parë asgjë, sepse ishte natë’ kur kishte ndodhur ngjarja.
Më poshtë, ju sjellim të transkriptuar këtë pjesë nga Specialja:
Avokati: Kur të rr*hen për herë të dytë, e kishe prapë atë thesin në kokë.
Dëshmitari: Më kanë rrahë ma kanë hjek thesin, apet ma kanë vnu thesin.
Avokati: Nga ato që the ti, kuptova që disa herë të ka rënë alivani, kështu ka ndodhë? gjatë rrahjes a kishe mundësi me i pa se kush ishin ata?
Dëshmitari: Jo se u kanë natë, terr, nëpër terr m’kanë rr*hë. Kur po të rr*hshin, a mund të shihnit nëse kishte ndonjëri mjekërr apo syze.
Dëshmitari: Po e kam vërejtë, njani ka pasë mjekërr.
Avokati: Po syze, kishte ndonjëri?
Dëshmitari: Valla m’doket qi po, nuk jam i sigurt, kam harru, moti kjo punë është.
Avokati: Gjatë rrahjes, a përmenden ndonjë emër ata, të pyeti prokurori, ti the jo, nuk përmendën emra. Pra, do të thuash që nuk i janë drejtu njëri-tjetrit me emra.
Gjykatësja: Duhet ta bëj të qartë se unë e kuptova atë që tha dëshmitari.
Prokurori: Ka dy gjëra që duhet të them, kolegu i nderuar po përmend transkriptin, do të ishim të kënaqur të shihnim se cilën pjesë me saktësi ka përmendur. Dje dhe të hënën, dëshmitari na tregoi, foli për dy kohë të ndryshme kur është rrahur dhe donim ta denim se për cilin nga këto dy raste e ka fjalën kolegu i nderuar.
Gjykatësja: Zoti dëshmitar, e dëgjove pyetjen, kur të go*itën a e thërrisnin njëri tjetrin me emra?
Dëshmitari: Niherë në ni rast, njo vetëm e ka ni, ia ka ba njanit me një emër (nuk kuptohet).
Avokati: Zoti dëshmitar, ai personi me atë kapelën e kuqe që përmende ti, a e di se a ishte edhe ai i pranishëm aty ku të rr*hën, ku të vunë pistoIen në kokë?
Dëshmitari: Po.
Avokati: A mund të na përshkruar atë personin? A mund të na thuash dicka tjetër?
Dëshmitari: S’kam cka me përshkru se u kanë natën, s’di.
Avokati: Nuk e përshkruan dot?
Dëshmitari: Nuk di.
Avokati: Zoti dëshmitar, nga e di ti në fakt, që i akuzuari ishte njëri prej atyre që po të rrihshin, nga e di ti këtë?
Dëshmitari: S’pe kuptoj pyetjen çka po më thu.
Avokati: Po ta them ndryshe, a e di ti nëse ky personi që po akuzohet këtu në gjyq, ka qenë një prej atyre që po të rr*hnin?
Dëshmitari: Nuk e di vallahi, apet s’po të kuptoj.
Avokati: Këtu në këtë cështje, po gjykojmë një person, ai i akuzuar është klienti im dhe unë po të pyes ty nëse ti e di nëse klienti im, i akuzuari ka qenë një prej atyre personave që po të rr*hshin ty atë natë?
Dëshmitari: Po.
Avokati: Nga e di ti këtë?
Dëshmitari: Valla e di, se ma vonë e di se kryesori u kanë qai personi, kurrë në jetë se kam pa, po nashta kur i kanë dhezë bateriat e kam pa si person po s’po më kujtohet. Logjikisht ai u kanë kryesori aty.
Avokati: Por ti thu se nuk e ke njohur atë person më përpara, se ke parë?
Dëshmitari: (Nuk kuptohet).
Avokati: Po të pyes përsëri, nga e di ti se i akuzuari është personi që po të rr*hte ty atëherë, më duhet ta di, nga e di ti që ishte ai. Nuk e njihje më parë atë person prandaj ma shpjego pak të lutem. Zoti dëshmitar të lutem prit derisa të përfundoj pyetjen.
Dëshmitari: Atë personin që po ma përmend qe 100 herë, nuk ki nevojë me ma përmend qaq shumë herë po të them drejt, nuk e kam njoftë as se kam ditë, por unë nuk jam budallë, po ai zotëria është qeky, qai është, mos më qit më qësi pyetje se po më doket pak palidhje.
Gjykatësja: zoti dëshmitar, mbrojtësi është këtu për të bërë pyetje ty dhe pyetjet janë me vend për mbrojtjen, janë pyetje që duhet të bëhen dhe ti përgjigju sic mendon ti por pyetjet duhet të t’i bëj avokati i mbrojtjes.
Avokati: Po të pyes përsëri, nga e di ti që ishte i akuzuari ai person, ai që po të rr*hte?
Dëshmitari: M’doket, të tregova.
Avokati: A do të përgjigjesh ndonjëherë nga e di se ishte i akuzuari?
Dëshmitari: E kam marrë shumë mirë vesh kush u kanë kryesori.
Avokati: Pra në atë kohë, nuk e dije vet, por kur dole më vonë nga burgu e mësove prej tjerëve, këtë po na thu dhe nga kush e dëgjove, nga kush e mësove?
Dëshmitari: S’di me të kallxu nga kush, shumë njerëz ka pasë.
Avokati: Mendoj që është me rëndësi zoti dëshmitar dhe dua ti përgjigjesh…
Dëshmitari: Nuk jam ardhë me folë këtu po për veti me dhanë dëshmi, s’jam ardhë me folë për kërkan.
Avokati: Dua të futemi në seancë private…/Periskopi/