Vendoset edhe në Graçanicë billboardi “Mirësevini në Asosacionin e Komunave Serbe”, shoqërohen në poIici

0
190

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e masës së reciprocitetit të targave, kanë vazhdukuar provokimet e serbëve të Kosovës.

Ata pas billbord-it që kanë vendosur në Jarinjë, një gjë të tillë e kanë bërë edhe në Graçanicë.

Tre serbë janë arrestuar në Graçanicë për vendosjen e billbord-it “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe”, kështu bënë të ditur mediumi serb i kësaj komune “RadioKim“.

Sipas tyre tre persona janë shoqëruar në stacionin policor në Graçanicë, pasi vendosën billbord-in provokues, përcjellë Kosova ime.

Pas dhënies së deklaratave, tre të rinjtë u liruan.