7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vuçiq viktimizohet keq: Në veri po i drejtojnë snajperin çdo shtëpie, vendimit për targa i themi “jo”

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka vazhduar të viktimizohet për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova po abuzon me forcat e tyre të armatosura, duke folur me një sens viktimizimi.

- Advertisement -

Madje thotë se snajperët i janë drejtuar çdo shtëpie në veri.

“Unë pyes përsëri BE -në – si kanë ata të drejtë të abuzojnë me trupat e tyre të armatosura? Pushkë snajperi të drejtojnë në çdo shtëpi? Dhe kur serbët përpiqen të zbatojnë diçka nga marrëveshja e Brukselit, atëherë ata thonë se nuk munden sepse nuk është në interesin e tyre”, thotë ai.

Vuçiq tutje thotë se ai në asnjë formë nuk do ta pranojë vendimin e Kosovës për të zbatuar masat e reciprocitetit për targat.

- Advertisement -

“Ata na sugjeruan që nuk do t’i hiqnin pllakat, por do të ngjisnin një afishe mbi flamurin në pllakat serbe ose pllaka “prove” në vend të targave. Unë thash jo. Mund të detyrosh gjithçka, por për të marrë pëlqimin tonë – nuk do ta bësh. Ju mund të duhet të prisni për një qeveri tjetër”, tha ai.

I pyetur nëse Serbisë do t’i mungojë mbështetja e SHBA në dialog, ai tha se “amerikanët kanë të njëjtin mendim si evropianët”.

- Advertisement -

“E vetmja gjë është se ata ishin më të sinqertë dhe thanë – kthehu 20 vjet mbrapa dhe pastaj fol. Në thelb, politika e tyre për Kosovën është e njëjtë,” përfundoi Vuçiç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit