Në 24 orët e fundit kanë vdekur katër persona dhe janë konfirmuar 84 raste të reja me koronavirus.Kjo është përgjysmë më pak se dje dhe është hera e parë në shumë javë që rastet bien nën 100, pos të dielës së fundit ku rastet nuk janë reale pasi nuk punojnë shumica e qendrave testuese dhe laboratorëve privat.
Këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 4 mijë mostrave.
Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e 786 pacientëve dhe vaksinimin e gati 16 mijë qytetarëve.
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 5 mijë e 371.
“Nga 3.823 testime, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411.Në total numri i rasteve aktive është 5.371”, ka njoftuar Ministria.